SHKODËR - Policia e Shkodrës dhe ajo e Malësi e Madhe kanë arritur të zbulojnë dhe asgjësojnë 2148 rrënjë kanabis sativa të kultivuara në disa zona të ndryshme, kryesisht në komunën Dajç, Gur i Zi dhe Shkrel.
 
Sipas njoftimit të policisë mësohet se nga kontrollet e territorit te ushtruara nga Komisariatet e Shkodrës  dhe Malësi e Madhe, janë identifikuar dhe asgjësuar 15 parcela me lëndë narkotike si më poshtë :
 
Në vendin e quajtur Fshati Pentar, Komuna Dajç, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 130 rrënjë kanabis sativa.
 
Në vendin e quajtur Fshati Meshkall, Komuna Gur i Zi,  e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 558 rrënjë kanabis sativa.
 
Në vendin e quajtur Fshati Shurrllah, Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 640rrënjë kanabis sativa.
 
Në vendin e quajtur“Ishulli i Shurrllahut”,Komuna Gur i Zi, e rrethit Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar 600 rrënjë kanabis sativa.
 
Në vendin në Fshatin Xhaj, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Xhait” Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 120 rrënjë kanabis sativa.
 
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar kanabisi janë pa pronar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)