SHKODER-Një person është plagosur sot me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, rreth orës 14:30.
I plagosur ka mbetur një boksier i ekipit të Vllaznisë, Nelson Hysa, 32-vjeç banues në lagjen “Fahri Ramadani”.
Autorët kanë qenë duke lëvizur me motoçikletë, me skafandra në kokë dhe rroba të zeza, ndërsa Hysa po hynte në berberinë për tu qethur.
Hysa ka marrë dy plumba në pjesën e poshtme të barkut dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës për t’iu nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mësohet se boksieri shkodran ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor pohon policia se vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e qitur nga armë zjarri pistoletë, si dhe janë ngritur pika kontrolli si dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Policia njofton se në pyetje po merren berberi dhe disa banorë që kanë parë nga afër të gjithë ngjarjen.
Dëshmia e tyre por edhe kamerat e bizneseve përreth që kanë fiksuar pamjet, pritet të ndihmojnë policinë në identifikimin e 2 atentatorëve.
Nuk dihet nëse Hysa është qëlluar sa për tu trembur apo kanë patur për qëllim eliminimin e tij.
Policia pritet të marrë në pyetje kampionin e boksit si dhe familjarët për ndonjë konflikt të mundshëm, ç’ka do të ndihmonte policinë për të zbardhur këtë ngjarje.
Kush është Nelson Hysa, boksieri i plagosur
Nelson Hysa është boksier i peshave të rënda të ekipit të Vllaznisë.
Ai është shpallur 18 herë kampion i Shqipërisë. Hysa ka qenë edhe pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste WSV.
Ai është një nga figurat e njohura të sportit në vend.

(Boksieri i plagosur, Nelson Hysa)
[gallery]22137[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO