SHKODËR - Një autobus arsimtarësh ka përplasur një të moshuar në hyrje të qytetit të Shkodrës. Për pasojë, 71 vjeçari, Isuf Imeri ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.
I moshuari po kalonte rrugën pranë pazarit të vjetër, kur u përplas nga autobusi i linjës Shkodër –Trush, i cili transportonte disa arsimtarë.
Nga ky aksident rruga u bllokua për rreth 1 orë, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit Gjovalin Kolndreka. Policia tha se shkak i aksidentit eshte bere ndërprerja e rrugës në mënyrë të pakujdesshme nga i moshuari.

(Foto: Vendi ku ndodhi aksidenti dhe autobusi që përplasi kalimtarin)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com