Shkodër/ Banorët e fshatit Golem në protestë, banorët: Prej një muaji jemi pa ujë të pijshëm

Kjo është situata me të cilën duhet të përballen çdo ditë banorët e Golemit në njësinë administrative Rrethina në Shkodër. Vetem 2 km larg qytetit, kjo zonë vuan mungesen e ujit të pijshëm prej 1 muaji. Banorët shprehen se askush nuk është kujtuar për këtë situatë, ndërkohe që kanë një mesazh të qartë për krybashkiaken Voltana Ademi

Fadil Hasa, banori i cili ka hapur dyert e lokalit të tij për të mbushuar ujë banorët e zonës. Ai shprehet se nuk e kryen këtë mision për qëllime përfitimi, por për t’i shërbyer banorëve të zonës së tij.

Prej një muaji banorët shprehen se situata është kaotike dhe duhet shpallur emergjenca, sepse nuk ka asnjë pikë ujë në rubinetët e banesave të tyre. Ndërkohë që banorët ngrejnë edhe shqetësimin tjetër ku në këtë zonë nuk është vënë dorë në rrjetin e ujësjellësit prej më shumë se 25 vitesh.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite