Një person në Vaun e Dejës është arrestuar pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, kundërshtoi forcat e policisë, ndërsa iu gjet me vete kanabis e ndërsa në shtëpi municion luftarak.

Personi A. P., kishte penguar qarkullimin e automjeteve gjatë nje feste në fshat. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat “Shqiponja”, të cilët u përballën me rezistencën e tij. Nga kontrolli i ushtruar në automjet, A. P., iu gjet dhe sekuestrua një sasi droge ndërsa në banesë municione luftarake.

A. P., akuzohet për veprat penale penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Vau i Dejës/ Kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për  kontroll fizik, pasi kishte me vete një sasi lënde narkotike, arrestohet një 42-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.

Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.