Shkodër, bojkotojnë mësimin:
Duam gjuhën angleze, jo franceze

Shkodër, bojkotojnë mësimin:<br />Duam gjuhën angleze, jo franceze
Shkodër- Mbas 3 muajsh mësim në gjuhën angleze, këtë javë nxënësit e klasës së tretë të shkollës “Mati Logoreci” do të nisin të mësojnë gjuhën frënge. Kjo ishte arsyeja që prindërit e nxënësve kanë dalë në protest paraditen e sotme. 

Gjatë kësaj kohe nxënësit kanë bërë gjuhë të huaj anglisht, ndërsa këtë javë sipas një urdhëri te MAS, kjo gjë do të ndryshojë. Ata tashmë do të bëjnë gjuhë të huaj frengjisht.

Prindërit ju drejtuan më pas Drejtorisë Rajonale Arsimore për të marrë një përgjigje zyrtare. Shefi i burimeve njerëzore, Edvin Rexhepi tha se kjo ka ardhur në kuadër të bashkëpunimit me Aleancën Franceze dhe është një projekt i bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për 4 shkolla në qytetin e Shkodrës.

Prindërit paralajmërojnë se nga nesër nuk do të dërgojnë fëmijët e tyre  në shkollë derisa të zgjidhet ky problem. Sipas tyre, kjo bie në kundërshtim edhe me rregulloren e arsimit e cila thotë se deri në klasë të 6-të nuk mund të hyjë asnjë gjuhë e dytë përveçse asaj të anglishtes. Edhe vetë nxënësit nuk janë dakort që të bëjnë gjuhë primare gjuhën frënge.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor