Shkodër/ Braktisën makinën me emigrantë dhe largohen pas thirrjes së policisë për të ndaluar, në kërkim dy persona

Foto ilustruese

SHKODËR - Policia e Shkodrës ka parandaluar një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit. Pasi informacionit për dy shtetas që po transportonin emigrantë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, forcat e rendit kanë ndërhyrë me një operacion të koordinuar në zonën e Urës së Vjetër të Bunës.

D. L., 23 vjeç, banues në Vau të Dejës dhe F. H., 50 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, janë shpallur në kërkim pasi po transportonin 7 të huaj me një automjet, për t'i kaluar ilegalisht përtej kufirit.

Kur shërbimet e Policisë u bënë shenjë për ndalim, drejtuesi i automjetit, D. L., nuk është bindur dhe u largua me shpejtësi, duke braktisur automjetin së bashku me emigrantët. Pas ndjekjes, policia ka sekuestruar automjetin, një leje drejtimi dhe 7 celularë.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasit:

-D. L., 23 vjeç, banues në Vau të Dejës dhe F. H., 50 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin  po transportonin  7 shtetas të huaj me qëllim kalimin  paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Ura e  vjetër e Bunës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë automjetit të dyshuar se transportonte emigrantë  për të ndaluar. Drejtuesi i automjetit, shtetasi  D. L., nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por ka braktisur automjetin së bashku me emigrantët brenda duke u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.', njofton policia.

Vijon puna intensive për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK

Doçi në Report Tv: Këlliçi në hetim edhe për pastrim parash, kontrabandë e mashtrim! Beqiri: Mohoi bashkëjetuesen që t’i shpëtojë SPAK