SHKODËR-Burri vret gruan me çifte, ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të hënë rreth orës 00:05 në fshatin Guci e Re, Shkodër,
Viktima Lumturie Xhilaj, 47 vjeçe është vrarë nga bashkëshorti Beqir Xhilaj, 74 vjeç i cili pas një konflikti e ka qëlluar me çifte dhe më pas është ulur pranë kufomës dhe ka konsumuar raki.
Kjo është bashkëshortja e dytë që Xhilaj i merr jetën. Ai në kohën e komunizmit ka vrarë edhe gruan e parë.
Ashtu si vrasjen e sotshme edhe atë të gruas së parë autori i ka raportuar si vetëvrasje.
Pas kryerjes së dënimit prej afro 15 vitesh për vrasjen e parë autori është liruar dhe është martuar sërish.
Martesa me gruan e dytë ka përfunduar pa tragjedi. Martesa e tretë ishte me gruan 27 vite më të vogël se ai, që i mori jetën sot.
Lumturie Xhilaj ka vdekur në vend pasi u qëllua me çifte ndërsa policia ka arrestuar autorin.
Mësohet se Beqir Xhilaj ka 4 fëmijë nga martesa me gruan që ka vrarë para viteve '90.
Autori ka marrë dënim prej 15 vitesh ndërsa viti i dënimit ende nuk është saktësuar.
[gallery]22164[/gallery]
Pas vrasjes autori u ul pranë kufomës duke pirë raki
Gjakftohtësia me të cilën i moshuari ka kryer dhe përballuar vrasjen e Lumturie Xhilajt është e habitshme.
Sipas dëshmisë së tij ai pasi ka lënë të vdekur gruan është ulur pranë kufomës dhe ka konsumuar raki.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO