Për të tretin vit radhazi, Kalaja e Dejës u kthye në një skenë teatrale me organizimin e “Dasmës së Gjergj dhe Donika Kastriotit”.

Mes muzikës tradicionale, kostumeve popullore dhe atmosferës festive, dhjetëra qytetarë, artistë dhe të ftuar nga treva të ndryshme u bënë pjesë e një udhëtimi në kohë, duke rikthyer në jetë një nga momentet më picante të historisë shqiptare.

Për organizatorët dhe pjesëmarrësit, kjo festë është një mënyrë për të mbajtur gjallë traditën dhe për t’ua përcjellë brezave historinë dhe identitetin shqiptar.

“Është shumë e rëndësishme që të rinjtë ta njohin historinë jo vetëm në libra, por edhe përmes traditave dhe aktiviteteve si kjo. Këto janë vlera që na bashkojnë dhe na kujtojnë rrënjët tona”, tha Meshtari Dom Mark Shtjefeni.

Zgjedhja e Kalasë së Dejës për këtë aktivitet lidhet me karakterin e saj si fortese mesjetare autentike, e shekujve XIV–XV. Edhe pse nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë historike me dasmën e Skënderbeut dhe Donikës, përfaqëson në mënyrë simbolike epokën e principatave arberore.