Shkodër/ Dëgjesa e dytë për autostradën Muriqan- Lezhë! 44 km e gjatë, kostoja 255 milionë euro

Në nisje të dëgjesave publike në Bashkinë Shkodër për ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane për aksin Muriqan-Lezhë, është prezantuar raporti i ndikimit në mjedis. Përfitimet për qytetin i evidentoi nënkryetari i Bashkisë Shkodër.

“Përmes kësaj autostrade bashkia Shkodër ka përfitime të mëdha. Krijohet një linjë direkte me vendet e BE-së, lehtësohet trafiku, krijohen tre nyje kryesore, në Bushat, nyja në Velipojë, dhe e treta është afër pikës doganore ne Muriqan”, tha Onid Bejleri – N/Kryetar Bashkia Shkodër.

Por mungesa e një nyje që të lidhë autostradën me qytetin e Shkodrës nuk është pritur mirë nga Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë Shkodër Aida Shllaku.

“Si do të bëhet lidhja e rrugës me qytetin e Shkodrës, duke ditur që Shkodra është qendra e veriut, dhe nuk më duket fort komode pasje një lidhje me vaun e dejës dhe jo me të Shkodrës”, tha Shllaku.

“Rruga nga Velipoja-Shkodër, do të përmirësohet dhe do të përdoret si hyrje. Është menduar, por distancat që krijohen mes nyjeve Velipojë, Shkodër Vau i Dejës, janë më të afërta se sa e lejon standardi”, u përgjigj eksperti Rezart Arkaxhiu.

Nga ndërtimi i autostradës preken edhe shtëpitë, pronat e bizneset e disa familjeve, për të cilët ekspertët thanë se do të ketë një plan shpronësimesh.

“Plani i rrugës na prek disa toka dhe biznese, shtëpia”, tha një qytetar.

“Do të vijë plani i shpronësimi me një plan të detajuar, me identifikimin e secilës pronë të prekur. Pas identifikimit do të vijohet edhe me masa kompensimi konkret”, tha Boris Stipcarov ekspert për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

“Vlera e shpronësimeve të pronave, a do të ketë vlerën e caktuar me VKM, apo vlerë tjetër, pasi shpronësimi i rrugës së Velipojës kanë pasur çmim qesharak. Pjesa më e madhe e të prekurve janë pa certifikata pronësie, a do ndihmohen në përgatitjen e dokumenteve të pronësisë”, tha një qytetar tjetër.

“Ne po punojmë që institucionet t’ju asistojnë në nxjerrjen e dokumenteve. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja që pse BERZH ka kërkuar planin e shpronësimeve. Pronat do të vlerësohen sipas kërkesave ligjore”, u përgjigj Boris Stipcarov.

Kjo është hera e dytë që zhvillohet një dëgjesë publike për rrugën Adriatiko-Joniane Muriqan-Lezhë në bashkinë Shkodër, ndërsa projekti është ende në fazë paraprake.

Autostrada Muriqan – Lezhë, është 40.4 km e gjatë, shpejtësia e lejuar do të jetë 120 km/h, do ketë 40 nënkalime dhe 17 ura mes të cilave edhe Ura mbi lumin Bunë 480 metër e gjatë. Kostoja totale e projektit përllogaritet në 255,1 milionë euro, nga këto, 127,9 milionë euro janë kredi. Për 100 milionë euro është aplikuar për grant nga qeveria shqiptare pranë ËBIF. Po ashtu nga buxheti qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro.

Autostrada Adriatiko-Joniane në territorin shqiptar nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, baypasin e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, baypasin e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut