Në kuadër të mirë funksionimit të spitalit rajonal të Shkodrës nga shef urgjence mjeku Ardian Dajti, e kanë kaluar mjek pranë kirurgjisë. Ky ka qenë motivacioni i shkarkimit që i kanë dhënë shefit të urgjencës Ardian Dajtit paraditen e së mërkurës.
Ardian Dajti ka dhënë një kontribut prej 3 dekadash në spitalin rajonal të Shkodrës, por ai është i vetmi kirurg që mban gradë shkencore në këtë spital.
"Unë nuk jam njeri i politikës, unë jam profesionist dhe fjalën time do ta them sido që të jetë. Ne jemi tashmë nën një presion në disa drejtime. Drejtimi i parë mund të jetë që vjen nga lart nga drejtuesit, nga Ministria. Drejtimi i dytë vjen nga poshtë nga populli sepse kanë të drejtë, vijnë për të kërkuar shërbim dhe nuk gjejnë shërbimin që i takon ndërkohë që dëgjojnë deklaratat e drejtuesve të spitalit ndryshe nga situata që është. Kemi edhe një presion tjetër të ndërmjetëm, s’po kemi besim as tek vetja sepse diskutohet në media joavastina 0% në gjak jo po medikamentet, pra ne jemi në presion të gjithë anshëm. Nuk jam në gjendje të them se është politik përderisa nuk kam përfaqësues partie nuk kam pasur probleme apo debate nuk mundem t’i jap nuance politike. Vetë ai që ka bërë shkarkimin tim apo lirimin nga detyra e di se pse. Fatkeqësisht më vjen keq sepse nuk është ballafaquar për t’më thirrur dhe t’më thoshte për kaq sa ke bërë o të lumshin o të mos lumshin duart dhe kaq, nuk je për këtë punë. Kaq e meritoj besoj," - thotë ish shefi i urgjencës Dajti.
Dajti vetëm pak kohë më parë ka denoncuar mungesën e pajisjeve dhe medikamenteve. Gjatë javëve të fundit Dajti i është bashkuar edhe protestave kundër testimit të bluzave të bardha dhe protestave për furnizimin me medikamente të këtij spitali.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO