Një tentativë grabitjeje ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Shkodrës, pranë “Sahatit” në lagjen Vasil Shanto rreth orës 19:15 minuta.

Mësohet se një 25 vjeçare e cila po shkonte drejtë shtëpisë së saj pranë bllokut të pallatave tek “Sahati”, kur pranë saj është afruar një 40- vjecar, në gjendje te dehur.

Pasi ka parë burrin, vajza ka nxjerrë celularin për të njoftuar policinë.

Në këtë moment ka ndodhur një përleshje fizike në mes 40 vjeçarit dhe vajzës, ndërsa të dy kanë marrë plagë të lehta në trup.

Në vengjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të dëmtuarit dhe, pasi i është dhënë ndihma e parë, kanë arrestuar menjëherë  40- vjecarin Arben Doda të cilin e kanë shoqëruar në polici.

Sipas policisë Arben Doda ka qenë në gjendje të dehur. Pasi ka marrë mjekimin vajza është larguar nga spitali, ndërsa po merret në pyetje në komisariatin e Shkodrës.

25 vjecarja ka deklaruar se burri ka tentuar ti marrë celularin dhe çantën e shpinës, por nga ana tjetër, policia po heton edhe pistën se  Doda mund të jetë maniak i cili i është afruar vajzës duke qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi plot 137 i policisë:

Shkodër

Informacion paraprak

Në orën 19:00, në Sallën e Komandimit ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur tek "Sahati" në lagjen "Vasil Shanto" , në Shkodër, ka ndodhur një vjedhje me dhunë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se:

Shtetasi A.D. 41 vjec, banues në Burrel, në gjendje të dehur ka tentuar që ti marrë me dhunë çantën e krahut shtetases J.G. 33 vjeçe, ku për pasojë janë rrëzuar të dy dhe kanë marrë dëmtime të lehta.

Shtetasja J.G ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmë mjeksore.

Shtetasi A.D, ka tentuar të largohet por është kapur nga policia dhe fillimisht është dërguar në Spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku më pas do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Shkodër për sqarime dhe veprime të mëtejshme proçeduriale .

Në vendngjarje grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Shkodër vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


perdhunim ne tentative
perdhunim ne tentative
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com