Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër- Dy makina janë djegur ndërsa 4 minuta më pas një sasi lënde shpërthyese është hedhur pranë derës së një banese. Ngjarjet kanë ndodhur në dy lagje të ndryshme në qytetin e Shkodrës.

Makinat "Benz" dhe "BMË" që ishin në pronësi të Erdi Krajës janë djegur rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Ndërsa  është hedhur një sasi e vogël plasëse pranë banesës sëe shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula” rreth orës 03:36. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Në një njoftim të dytë mëngjesin e sotëm policia informoi se ishte identifikuar njëri prej autorëve të hedhjes së lëndës plasëse pranë derës së banesës së Robert Gerës 

Ai është shtetasi L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohë po punohet për të zbuluar autorët e ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Një nga pistat e hetimit për hedhjen e lëndës plasëse është dhe ajo për të përfituar  azil jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë   vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!