Çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo më 1 janar për fat gjatë gjithë vitit

Çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo më 1 janar për fat gjatë gjithë vitit

Festa e vitit të ri ka tradita e zakone të ndryshme në të gjithë botën, mes tyre dhe shumë supersticione, por që besohen nga një pjesë e madhe e njerëzve.

1 janari, dita e parë e vitit ka disa rituale të saj që duhen kryer në mënyrë që i gjithë viti të ecë  i mbarë dhe i lumtur. Thuhet se ajo që bëni gjatë 24 orëve të para të vitit të ri do të shkruajë fatin tuaj përgjatë  gjithë vitit.

Por çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni sot?

Mos hidhni asgjë nga shtëpia sepse kjo do të sjellë fat të keq gjatë gjithë vitit. Madje disa njerëz nuk i marrin as mbeturinat nga shtëpia ditën e parë të vitit sepse thuhet që kjo largon fatin e mirë.

Gjithashtu personi i parë që hyn në shtëpinë tuaj në vitin e ri, do të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj në atë vit dhe cilësohet se i pari që hyn është edhe mbarësia e shtëpisë.

Nuk ka larje as flokë, as rroba, as pjata. Ju duhet të prisni deri në 2 janar që të mos largoni fatin e mirë.

Sot duhet të gatuani thjerrëza ose pilaf, pasi do të tërhiqni fatin e mirë për vitin e ardhshëm.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja