Shkodër, digjet mali i Taraboshit,
zjarri pranë Shirokës dhe Zogajt

SHKODËR- Zjarri i rënë pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në malin e Taraboshit , vazhdon ende të jetë aktiv, duke rrezikuar kullat e trasmetimit të televizioneve dhe po afrohet drejt banesave të fshatit Shirokë dhe fshatit turistik të Zogajt.

Zjarrëfikse dhe ushtria kanë punuar për gjajtë gjithë natës se djeshme dhe ditën e sotme për të shmangur djegien e banesave në fshatin turistik të Zogajt dhe kanë arritur të mposhtin flakët duke shpëtuar banesat dhe lokalet.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se deri tani janë djegur rreth 200 hektarë kryesisht me shkurre, ndërsa është e pamundur ndërhyrja nga ajri.

Por terreni i vështirë dhe era e fortë kanë bërë të pamundur shuarjen e zjarrit, i cili po shkon drejt antenave të televizioneve të cilat ndodhen vetëm 200 metra larg vatrës së zjarrit, ndërsa ndodhet 500 metra larg fshatit të Shirokës.

Në ndihmë të zjarrëfikësve mbrëmjen e djeshme ka qenë edhe FNSH-ja e Shkodrës dhe autoritetet e Zonave të Mbrojtura. 
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen