Shkodër-Dy vëllezër u arrestuan në Shkodër pasi akuzohen se i vunë flakën makinave që ishin në përdorim nga agjenti i krimeve Ergys Lohja. Ngjarja ka ndodhur më 30 tetor në lagjen ‘Kongresi i Përmetit, ku dy makinat në pronësi të Sabaudin Hoxhës, vjehërrit të Lohjas, u shkrumbuan totalisht nga flakët.
Të arrestuarit janë Elvis Serraj dhe Klevis Serraj. Ndërkohë është shpallur në kërkim porositësi i identifikuar si Gjekson Pusi, një person me precedentë penal.
Më 30 qershor të 2020 Gjekson Pusi u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa në qershor të këtij viti. Sipas policisë Pusi ka qenë shoferi i Viktor Markut, i cili dyshohej si autori kryesor që qëlloi me breshëri automatiku me silenciator ndaj Billës, teksa kalonte pranë një qendre tregtare tek Komuna e Parisit.
Ndërkohë falë kamerave të sigurisë policia ka siguruar dhe pamjet e momentit kur vëllezërit hyjnë në oborrin e banesës, vënë shishen me benzinë para makinës dhe i vënë zjarrin.
“Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Elvis Serraj ,19 vjeç dhe Klevis Serraj, 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve. Si dhe u shpall në kërkim Gjekson Pusi 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit Sabaudin Hoxhës, informoi sot policia.
Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve efektivët sekuestruan veshjet, biçikleta e përdorur gjatë vendosjes së zjarrit, një armë zjarri automatik një sasi lënde narkotike kanabis dhe 18 aparate celular.
Operacioni u kodua ‘Porositësi’.
Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 1851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Qytetarët presin në shesh ndërrimin e viteve me koncert dhe fishekzjarre, edhe kryebashkiaku Beci prezent
1 Janar, 00:18
-
Hidhet nga ura e Bunës, policia shpëton të moshuarin nga vdekja (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 16:06
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shkodër/ Kapen 3.4 kg kokainë në Muriqan, në pranga i riu! Drogën e fshehu në tavanin e makinës (VIDEO)
31 Dhjetor 2024, 09:20
-
Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë
31 Dhjetor 2024, 00:04
-
Aktivitete kulturore/ Baleti “Arrëthyesi” në skenën e TKOB! “Shkodra n’Fest” në sheshin para bashkisë
30 Dhjetor 2024, 16:33
-
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër/ Gjykata e Apelit heq masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët! Do hetohen në gjendje të lirë me 'detyrim paraqitje'
30 Dhjetor 2024, 16:10
-
Festat sjellin fluks në Hanin e Hotit, udhëtarët nga Mali i Zi një orë në radhë për të hyrë në Shqipëri
30 Dhjetor 2024, 14:54
-
Veri-Jug/ ‘Shkodra n’fest’, tradita dhe magjia e Vitit të Ri 2025
29 Dhjetor 2024, 14:34
-
Atmosferë magjike në Shkodër për Vitin e Ri! Hotelet të prenotuara thuajse 100%, nuk ‘tradhtojnë’ shqiptarët e Kosovës
29 Dhjetor 2024, 14:02
-
Pritet vetëm zyrtarizimi, Vllaznia bën dy afrimet e para! Merr ish-sulmuesin e Partizanit
28 Dhjetor 2024, 15:21
-
Speciale/Motër Grazia, një Nënë Terezë e dytë në Fushë-Arrëz! Historia e misionares gjermane që kontribuoi më shumë se shteti për banorët
28 Dhjetor 2024, 14:08
Llesha normale .....kokrrat e pellazgeve
PërgjigjuShiko çfarë emrash kane. Keto duhet te zbresin ne Shkoder me pasaporte
PërgjigjuPse ma vlla ca emrash kena? Apo duhet me pas emra musliman ka arit me tpelqy ty