Vrasja e biznesmenit Billa/ Arrestohet personi i katërt, transportoi me makinë Viktor Markun! I njëjti autor që qëlloi drejt kushëririt të deputetit të PS

Plagosja në Vukatanë të Shkodrës e kushëririt të deputetit socialist Luan Harusha një ditë më parë, zbuloi bashkëpunëtorin e katërt në atentatin e 11 qershorit në Tiranë ndaj Hekuran Billës.

19 ditë nga ekzekutimi I 40-vjeçarit u vu në pranga Gjekson Pusin, 33-vjeçari që sipas policisë, ka qenë shoferi i Viktor Markut, të dyshuarit si autori kryesor që qëlloi me breshëri automatiku me silenciator ndaj Billës teksa kalonte pranë një qendre tregtare tek Komuna e Parisit .

Burime nga grupi hetimor thanë se pas atentatit në Tiranë Pusi ka qenë në vëzhgim nga ana uniformat blu, ndërsa ende po kryhen veprimet për të zbuluar motivet e atentatit të mbetur në tentativë ndaj Fatjon Harushës, i cili shpëtoi pa dëmtime teksa dy persona me motoçikletë e qëlluan me armë teksa 30-vjeçari lëvizte me makinë.

Gjekson Pusi është arrestuar në tetor 2019 duke qarkulluar me armë zjarri tip me vete, ndërsa ishte dënuar më parë me 8 vite burg për vjedhje me armë.

Njoftimi i policisë
Shkon në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e shtetasit H. B. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë. Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B. Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër. Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.   Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.

Më herët për vrasjen e Billës janë arrestuar Viktor Marku, nipi i tij Sebastian Mali dhe e dashura e biznesmenit, Adjola Lakra. Kjo e fundit ishte infiltruar nga hasmi për ta nxjerrë biznesmenin në pritë. Fillimisht në dëshminë e saj ajo u shpreh se ishte paguar nga Viktor Marku, për ti qendruar pranë Billës, por më pas përpara prokurorëve ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë vrasje, teksa ka hedhur poshtë dhe zërat se ajo ishte paguar për të nxjerrë në pritë viktimën.

Hekuran Billa ishte në hasmëri me Viktor Markun, pasi në vitin 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait, Pal Marku në Angli. Po ashtu, në pranga është edhe nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.

Si u ekzekutua Hekuran Billa? Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës dhe zbulimi i një videoje hodhën dritë më shumë mbi ngjarjen. Report Tv siguroi një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze 'SS777 OHO' që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore bënë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t'u hakmarrë për vrasjen e dajës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Foto e Gjekson Pusit, personi që transportoi me makinë Viktor Markun

1593529180_GJEKSONPUSI.jpg

Gjekson Pusi, personi që transportoi me makinë Viktor Markun

Report TV ka siguruar foton e Gjekson Pusit, i cili u arrestua nga policia sot si bashkëpunëtor për vrasjen e Hekuran Billës. 33-vjeçari akuzohet po ashtu se është autori që qëlloi me armë zjarri në Shkodër në drejtim të kushëririt të deputetit të PS.

Ora 16:32
Shoferi që transportoi Viktor Markun, i njëjti person që qëlloi në drejtim të kushëririt të deputetit të PS

Policia bën të ditur se Gjekson Pusi, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa është në të njëjtën kohë edhe autor i cili qëlloi në drejtim të kushëririt të deputetit të PS.

“Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.  Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artan: 01/07/2020 10:13

    cfare surratesh mer eej! Shpresoj te shuhen, te vriten e te rpihen me njeri tjetrin te gjithe keto monstra.

    Përgjigju
  • Budallai: 01/07/2020 06:44

    Gjith kto budallej vajten per lesh per 1 vrasje, me mir do ishte ta kishin vrare me dru Te pakten kishin shpetu nga burgu 5 veta

    Përgjigju
  • Asbiu: 30/06/2020 16:51

    Na cate derasat me kete Billen, po nje hor me pak eshte boll i dhate kaq rendesi! Cfar keroj, e gjeti.Tani nuk eshte me Otr

    Përgjigju
    • O miki: 30/06/2020 19:00

      E provofsh fatkeqsin e atyre familjeve qe vrau ky dhe nje e la te paralizuar edhe pastaj te presim te na tregosh sa zoteri ishte

    • O miki: 30/06/2020 19:00

      Pse o Miki ca ishte billa. Ishte njeri trim apo jo. A ka me njerez apo ishte I vetem

    • Miki: 30/06/2020 17:49

      Lani ishte zotni me plot kuptimin e fjales. Koha do e tregoje kush ishte

    • Eri: 30/06/2020 17:31

      Hahaha hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”