Shkodër, Donald Lu ftesë të rinjve:
Aplikoni për të studiuar në SHBA

Shkodër, Donald Lu ftesë të rinjve:<br />Aplikoni për të studiuar në SHBA
“Mundësitë për të studiuar jashtë vendit për studentët dhe të rinjtë në Qarkun e Shkodrës” ka qenë tema e aktivitetit “Open Day” të organizuar në metropolin verior. 
 
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Ministri Bushati theksoi se edukimi vendos dijen ne dispozicion të zhvillimit të vendit.
 
"Mundësitë e shkollimit që ofrojnë shtet dhe ambasada të ndryshme për studentët e talentuar dhe prindërit që nuk kanë mundësi që të paguajnë shkollimin e tyre.
 
Ne besojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme se shkollimi. Kontributi i të rinjve në jetën publik është i jashtëzakonshëm
", tha ai.
 
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ambasadori i SHBA- së Donald Lu ndërsa ka ndarë eksperiencën e viteve të universiteti ka ftuar të rinjtë shkodran, që të aplikojnë në universitetet amerikane.
 
"Unë kam studiuar për 5 vite në SHBA, ishin vitet më të preferuara të jetës sime. Në SHBA kemi profesorë të mrekullueshëm, ne kemi mundësi për hetuesit, ne kemi studentët më të mirë nga e gjitha bota. Mirëserdhët në Amerikë për universitet".
 
Synimi i këtij aktiviteti është njohja e studentëve dhe të rinjve të këtij qarku me  programet e ndryshme arsimore që ofrohen nga vende të ndryshme dhe procedurat për përfitimin e bursave studimore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!