Shkodër,drogë drejt Italisë,vlonjati
kapet në kufi me 19 kg kanabis

Shkodër,drogë drejt Italisë,vlonjati<br />kapet në kufi me 19 kg kanabis
Rreth 19 kg lëndë narkotike e dyshuar lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës në pikën kufitare në Muriqan.

Mësohet se në pranga ka rënë 29-vjeçari Zeqir Rrapi banues në Vlorë.

Lënda narkotike u gjet në automjetin tip Renault me targe AA419RX me drejtues mjeti Zeqir Rrapi, u konstatua se poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:20 pako me peshë rreth 19 kg kanabis.

Gjithashtu nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër sasi lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Italinë.
 
Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve" i parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

droge shkoder
DROGE SHKODER
Redaksia Online

e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar