Gjon Marashi 62-vjeç nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi i është gjetur 37 kg lëndë narkotike, 194 gram farë e bimës narkotike, 9 granata dore e 3 krehëra fishekësh, si dhe 264 fidanë bimë narkotike cannabis sativa.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Limitless-2”. 62-vjeçari u kap në Njësinë Administrative Shalë, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 25.04.2017, nga kontrolli i ushtruar në lagjen Gag, në fshatin Gimaj, të Njësisë Administrative Shalë, në oborrin e banesës së shtetasit Gjon Marashi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Marashi ka qenë i shpallur në kërkim policor në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017 gjatë operacionit të koduar LIMITLESS.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”.
Materialet e gjetura
37 kg lëndë në gjendje të tharë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
194 gramë farë bime të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva,
9 (nëntë) granata dore,
3 (tre) krëhëra arme luftarake.
Gjithashtu në një distancë rreth 500 metra larg banesës janë gjetur të hapura dy parcela në të cilën ishin 88 gropa me nga tre fidanë, gjithsej 264 fidanë të dyshuar cannabis sativa.
[gallery]21990[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO