SHKODER - Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Kleves Mujës, ish kreut të komunës së rrethinave në rrethin e Shkodrës.
Gjykatësi i çështjes, Emiljano Ruli, pasi dëgjoi pretendimet e organit të akuzës të përfaqësuar nga prokurori, Ermir Lelcaj, dhe pretendimet e mbrojtjes, rrëzoi kërkesën për ekstradim, ndërsa ka shuar edhe masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, caktuar ndaj shtetasit Kleves Muja nga Gjykata e Apelit në Shkodër.
Gjatë seancës gjyqësore, Muja u përfaqësua nga avokati mbrojtës, Ardjan Vishaj, i cili përpara trupit gjykues solli për të dëshmuar mbi gjendjen e Mujës, mjekun e spitalit ushtarak, Fatos Olldashi.
Gjatë marrjes në pyetje, Olldashi deklaori se pacienti prej datës 4 Qershor është në koma ndërsa gjendja e tij shëndetësore vijon të paraqitet e problematike. Duke u nisur edhe nga deklaratat e mjekut, Gjykata vendosi për rrëzimin e kërkesës për ekstradim.
Disa ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës Rrethina, Kleves Muja. Propozimi për shkarkimin nga detyra të kryetari të komunës ishte bërë me propozim të ministrit të Brendshëm, bazuar në dokumentacionin e Policisë së Shtetit për pjesëmarrje të tij në grupe të organizuara kriminale të drogës në Itali dhe kërkesës që pala shqiptare ka marrë për ekstradimin e tij nga autoritetet e drejtësisë së këtij shteti.
Para një muaji e gjysmë, Kryetari i Komunës Rrethina u arrestua nga forcat e policisë së shtetit nën akuzën e trafikut dhe pjesëmarrjes në grupe të organizuara kriminale. Për këtë ai mori masën e sigurisë burg me afat 40 ditë nga Shkalla e Parë, kohë gjatë të cilës shteti italian mund të bënte kërkesën e saj për ekstradim, meqë urdhri i arrestit pretendohej të ishte lëshuar nga prokuroria italiane.
(en/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com