SHKODER - Një 19 vjeçar ka plagosur me armë zjarri nënën dhe vëllanë e tij mbrëmjen e sotshme në Kir të Dukagjinit. Ngjarja ka ndodhur teksa autori Kol Qershia ka filluar të rrihet me të vëllanë Martin Qershia 25 vjeç në banesën e tyre.

Në ato momente ka ndërhyrë nëna e tyre Lina për t’i ndarë, por 19-vjeçari i ka qëlluar me armë zjarri 56-vjeçaren si dhe vëllanë e tij më të madh.. Si rezultat i të shtënave, e ema e tyre ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa po te plagosur mbeten dhe autori i krimit si dhe vëllai i tij. 

Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)