Prej 10 ditësh Bashkia e Shkodrës ka nisur aksionin për pastrimin e të gjithë tealeve dhe kabllove të internetit në pallatet e restauruara nga zona e Parrucës deri në fund të Xhabijeve. Kryetari i Bashkisë Benet Beci tha se kjo nisëm vjen si koordinim me të gjithë investimet e reja në qytet për përmirësimin e imazhit dhe jetës së qytetarëve.

Nga ana tjetër, ai ka kërkuar që të mos ketë asnjë tolerim për ndërhyrje të reja që tëntojnë të vendosen në fasadat e pallateve. Pas bllokut të pallateve nga Parruca në Xhabije, aksionet do të vijojnë edhe në zona të tjera duke u shtrirë në të gjithë qytetin.

Ky aksion, ka pasur edhe mbështetjen e disa kompanive të internetit, të OSHEE dhe vetë të komunitetit që kanë përshëndetur një nisëm të tillë që ndryshim imazhin e shëmtuar të kabllove në fasadat e pallateve të vendosura prej 30 vitesh.