SHKODER - Një kosovar është arrestuar mesditën e sotme në pikën e Kontrollit Kufitar Murican, pasi në makinën në të cilën ai udhëtonte iu gjet drogë.
Shtetasi i arrestuar është, Granit Neziri, 20 vjeç, banues në fshatin Bresje të Kosovës.
Autori udhëtonte si pasagjer në mjetin tip Opel Astra, me targa të Kosovës 01-918-CC, të drejtuar nga një tjetër shtetas kosovar me inicialet A.A, ku gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur një pakete cigare e markës Lucky Strike, brenda së cilës ndodheshin cigare të mbushura me Kanabis Sativa.
Arrestimi është kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë, ndërsa nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se paketa e cigareve të mbushura me lëndë narkotike, e gjetur në xhepin e derës së përparme të makinës, i përkiste shtetasit Granit Neziri.
Në lidhje me këtë rast materialet në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”.

LAJMET MË TË VLERËSUARA