SHKODËR – Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi në lokalin ku punonte si kamarier, ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, kliente.

31-vjeçari i identifikuar me inicialet Gj. D. U arrestua nga blutë menjëherë pas kallëzimit të bërë nga e reja.

“Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të  27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit,  shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër”,-njoftonte policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.