SHKODER - Një sasi kanabis mbi 1 ton kanabis sativa është sekuestruar sot paradite në fshatin Pulaj të komunës Velipojë. Lënda narkotike u gjet pranë bregut të Bunës, nga policia kufitare në tentativen për tu trafikuar në shtetin fqinjë të Italisë.
Efektivët e policisë kanë bërë të mundur sekuestrimin e lendës narkotike pranë rezervatit të gjuetisë në fshatin Pulaj në plazhin e Velipojës dhe së bashku me të policia sekuestroi edhe një gomone me gjatësi 15 meter të gjatë me 2 motorr me 600 kuaj fuqi.
Rreth orës 7 të mengjesit të ditës së enjte radarët kanë identifikuar një mjet lundrues të fuqishëm i cili është futur në derdhje të Bunës për të vijuar më pas drejt lumit Buna ku edhe është ndaluar në breg te rezervatit.
Ndërkohë policia kufitare në rrugë operative që mesnaten e kaluar ka patur informacion për lëvizje të dyshimta dhe një dërgesë droge por pa ditur saktësisht vendin. Me të konstatuar këtë lëvizje te cuditshme, policia është vënë në ndjekje nga uji por edhe nga toka.
Policia është vënë në ndjekje të skafit, ndërkohë që dy përsonat që ndodheshin brenda gomones e kanë lënë këtë të fundit në breg të Bunës dhe janë larguar menjehëre duke shfrytëzuar edhe bimësinë e dendur të rezervatit.
Ndërkaq pasi janë ndalur në breg të lumit efektivët e policisë afro 20 metër larg skafit kanë zbuluar lëndën narkotike e cila priste te ngarkohej brenda skafit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie kufitare dhe e rende si dhe forcat ndërhyrjes së shpejtë të cilat kanë nisur krehjen e zonës për kapjen e rrjetit të trafikantëve që dyshohet se kanë qënë disa përsona.
Sipas policisë dyshohet se lënda narkotike është futur në rezervat nëpërmjet një automjeti të tonazhit të lartë. Gjate natës është shkarkuar lënda narkotike në breg të Bunës. Nga ana tjetër përsona të tjerë kanë qënë në pritje të ngarkimit të drogës për në gomone. Sipas policisë destinacioni i lëndës narkotike ka qënë Italia pasi duke u nisur nga fuqia e motorëve të gomones llogaritej, që në harkun kohor të 3 orëve lenda narkotike të mbërrinte në destinacion. (Fillimisht u tha se destinacioni i drogës ishte Mali i Zi, pasi vendi ku u kap droga është pranë kufirit me Malin e Zi)
Por zbulimi i lëndës narkotike ka bërë që trafikimi i drogës të dështojë. Policia ka nisur veprimet hetimore, duke marre ne pyetje dhe punonjësit e shërbimit pyjor për lëvizjet brenda rezervatit të mjetëve të dyshuara. Kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në qarkun e Shkodres ku vlera e drogës nëse do të shkonte në destinacion konvertohej në disa milionë euro.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com