Në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u kremtua Mesha e Shenjtë, e udhëhequr nga Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni Troshani.
Gjatë fjalës përpara besimtarëve, 98-vjeçari Kardinali Troshani përcolli mesazhe për ruajtjen e besimit dhe të vlerave shpirtërore.
Ai u shpreh se shoqëria e sotme po përballet me ndikimin gjithnjë e më të madh të materializmit, duke u larguar nga vlerat njerëzore dhe fetare.
“Jetojmë në ditët e antikrishtit, materializmi, modernizmi, pasuria, hobet e tjera kanë ngulur rrënjë tepër të forta. Kërkoni më së pari lavdinë e Zotit”, tha kardinali.
Në liturgjinë e shenjtë morën pjesë qindra besimtarë, të cilët u bashkuan në lutje dhe ndoqën me vëmendje mesazhet e përcjella nga Kardinali.
Komente










