SHKODËR - Një 25-vjeçar nga Malësia e Madhe është prangosur në qytetin e Shkodrës pasi përndiqte ish-të dashurën e tij 21-vjeçare.

Ardit Gavoceja kërcënonte ish-të dashurën e tij me iniciale Gj. D, studente nga Puka, se do i hidhte foto intime në internet nëse ajo refuzonte të takohej me të.

Kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici ku blutë e Shkodrës bënë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)