Një 22-vjeçar është arrestuar në lagjen "Qemal Stafa" të Shkodrës pasi ka kundërshtuar punonjësin e policisë të rendit dhe sigurisë publike.

I riu Klevis Baja ka kundërshtuar me forcë policinë duke bërë që ata ta arrestonin.

Njoftimi i policisë
Shkodër
Kundërshton me forcë punonjësin e policisë , arrestohet në flagrancë një shtetas.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Klevis Baja, 22 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 22.08.2016 në lagjen " Qemal Stafa" në Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit dhe sigurisë publike.

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com