Luhatjet e energjisë elektrike kanë shkaktuar një zjarr një banesë në në lagjen “Perlat Rexhepi” të Shkodrës, duke bërë që të shkrumbohet plotësit kati i dytë.

Në momentin e rënies së zjarrit fatmirësisht në banesë nuk ka pasur njerëz , ndërsa flakët në mjediset e brendshme janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar çdo gjë që ndodhej në banesë.

shtepia e djegur

 
Kanë qenë banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen sapo kanë parë zjarrin, por pavarësisht ndërhyrjes, shuarja e flakëve ka qenë e pamundur pasi zjarri është përhapur në të gjithë objektin, për shkak të vjetërsisë së godinës.
 
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje disa luhatje të një pas njëshme të tensionit të energjisë elektrike kanë shkaktuar zjarrin në katin e dytë të banesës.


shtepia e djegur

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)