SHKODËR – Humbja e kontrollit të automjetit ka rezultuar fatale për dy të rinjtë Ervin dhe Eugen Ndreca, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Shkodër- Hani i Hotit.
Dy 20-vjeçarët, teksa udhëtonin në aksin rrugor Shkodër- Koplik, rreth orës 17.55 minuta, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, kanë humbur kontrollin duke rënë në kanalin në anë të rrugës.
Përplasja ka qënë fatale, duke i marrë jetën dy të rinjve. Viktimat Ervin Medi Ndreca dhe Eugen Sami Ndreca, të cilët ishin djem xhaxhallarësh me njëri tjetrin, ishin të dy nga fshati Boriç i Madh i Malësisë së Madhe dhe po udhëtonin nga Kopliku në drejtim të Shkodrës me BMW-në me targa italiane BV 003 BT.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, viktimat kanë tejkaluar shpejtësinë dhe kanë humbur kontrollin mbi automjetin; për të evituar përplasjen me mjetet e tjera, autovetura ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një mur rrethues dhe më pas ka rënë në kanal.
Përplasja shumë e fortë mendohet se i ka sjellë menjëherë vdekjen të aksidentuarve. Fillimisht, përsonat që ishin pranë ngjarjes së rëndë janë munduar që t'iu japin ndihmen e parë per t'i shpëtuar jetën dy të rinjve, por përpjekja e tyre ka qënë e kotë, pasi ata kishin ndërruar jetën menjëherë.
Trupat e tyre u dërguan në morgun e spitalit rajonal të Shkodres. Në vendngjarje mbërritën edhe efektivët e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë që shënoi dy viktima, ndërsa dyshohet se shkak ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara.
Ervin dhe Eugen Ndreca ishin djemtë e vetëm të vëllezërve Medi dhe Sami Ndreca nga Boriçi i Madh. Ata po udhëtonin nga Shkodra drejt qytetit të Koplikut, ku banonin, por për fat të keq gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike për ta.

(Në foto, automjeti ku humbën jetën 2 të rinjtë)

(Në foto, trupi i njërit prej viktimave)
Lajm në përditësim nga ora 18:35
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com