SHKODER- Makina e Policisë bashkiake të Shkodrës është përfshirë në një aksident paraditen e sotme në qendër të qytetit, rreth orës 10:00, në lagjen “Vasil Shanto”
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes, makina elektrike e Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga duke kaluar edhe bordurën e rrugës si pasojë e një komandimi automatik që ka ndodhur në sistem, duke u përplasur me një mjet tjetër
Automjeti i Policisë Bashkiake drejtohej nga shtetasi I. B dhe u përplas me automjetin me drejtues shtetasin D. M.
Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet dhe do hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti.