Shkodër, makina përplas të
moshuarin, po ecte me biçikletë

Shkodër, makina përplas të<br />moshuarin, po ecte me biçikletë
SHKODËR - Një i moshuar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Shtoj i ri.

Burime nga policia lokale, kanë bërë të ditur se, i plagosur është Bajram Kadria, 65 vjeç. Ai është përplasur prej një makinë në momentin që po ecte në rrugë. Makina drejtohej nga një i ri.

Sipas policisë, 65-vjeçari Kadria ishte duke ecur me biçikletë. Ai është dërguar në gjendje të rëndë në spital, pasi ka marrë plagë të ndryshme, në trup dhe në kokë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë mbasdites së sotme.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë