Shkodër, mblidhet Konferenca
e Partive Socialiste Europiane

Shkodër, mblidhet Konferenca <br />e Partive Socialiste Europiane
TIRANE - Sot në Shkodër, është organizuar Konferenca e Partive Socialiste Europiane. Diskutantët kanë përmenduar problemet më të mprehta që shqetësojnë Europën e në veçanti, rajonin e Ballkanit, ku mjaft çështje, me karakter etnik kryesisht, janë mbyllur me mundim. Ata kanë nxitur nevojën e pajtimit atje ku ka pasur urrejtje, nevojën e bashkëpunimit atje ku ka pasur përçarje, nevojën e afrimit atje ku ka pasur ndasi. Çështje me shumë rëndësi është konsideruar përfshirja edhe e vendeve si Shqipëria në BE. Në takim ka qënë e pranishme eurodeputetja Tanja Fajon, një mbështetëse e madhe e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave. Ajo solli në fjalën e saj, kujtimet e kohës kur ishte studente e një vendi joanëtar të BE-së dhe si mijëra të rinj, ëndërronte një punë dhe jetesë në Europë.

ORA 16:40 EDI RAMA:

Kryetari i PS-së së Shqipërisë, Edi Rama, e nisi fjalën e tij me fjalët: "Sot është një ditë e shënuar se në Shqipëri, PSE mban për herë të parë një konferencë për ballkanin për ta përfunduar në Budva, në Mal të Zi. Eshtë një ditë e shënuar edhe për faktin se falë qëndrimit pranë nesh, pranë dy partive kryesore të së majtës, jemi sëbashku për të filluar një rrugë të re dhe dhënë Shqipërisë një perspektivë të re.

Ndërkohë që ndiqja miqtë e ardhur nga rajoni, jo më pas se 15 vjet më parë ne kemi qënë në luftë, kjo sallë do dukej si fantazi e çmendur, por ka ndodhur një ndryshim marramendës, ja tek jemi këtu si njerëz të ardhur nga zonat e një konflikti që dukej I pambarimtë për Ballkanit dhe me finalizimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, shënon përfundimin e shpërbërjes s ëish-Jugosllavisë.Pra, në harkun e jetës sonë ne bëmë ndryshime të pamundura dhe në shekuj. Jemi këtu, mishërim i shembullit të jashtëzakonshëm të fuqisë së politikës për të ndryshuar gjërat. Politika është bërë jo këtu tek ne, por edhe në vendet më të zhvilluara të botës demokratike, një shenjestër e rëndomtë e shfryrjes së monotisë. Ne socialistët dhe progresistët, hyjmë në ata që besojnë në fuqinë e njeriut për ta ndryshuar botën dhe fuqia e politikës për ta ndryshuar për mirë jetën e njerëzve. Pa politikën, s’do kish ndryshuar as SHBA, as BE,as do ish bërë paqja ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, as paqja në Irlandën e Veriut, as paqja e mundur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, falë kurajos së palëve për ta kapërcyer “lumin e gjakut”…

Historia e re e rajonit tonë, që na solli të gjithëve këtu bashkë, është një histori që mban me vete vizionin e së ardhmes dhe s’do na e falte në asnjë mënyrë të mos ishim në lartësinë që sjell rruga e re paqes në rajon. Për ne , socialistët, një Shqipëri europiane me autoritet do të thotë kalim nga një qasje e papërcaktuar në një politike aktive me fuqi normative, ne duam t’i japim jete një politike të tillë ku demokracia në këtë rajon të jetë hapësira e ndërtimit të ëndrrave për çdo qyteter, për çdo familje, pa e parë të ardhmen si arratisje nga kjo pjesë e botës.

Ne duam të fillojmë një marrëveshje që nga dita pas 23 qershorit për respektimin e pakicave; duam që serbët dhe kosovës të jenë një arsye për paqen dhe bashkëpunimin dhe lugina e preshevës të kthehen në ura ku shtetet tona të rrisin bashkarisht cilësinë e jetës së njerëzve dhe mirëqënien e rajonit. Pikësynimi ynë mbetet ankorimi I të gjitha vendeve të rajonit në BE dhe NATo dhe t’ia lemë arkivave, retorikën nacionaliste, që ngre krye për të penguar të ardhmen dhe besojme te Shqipëria;
Duam që të forcojmë praninë e Shqipërisë në nismat rajonale, jo vetëm ekonomike, port ë infrastrukturs, zhvillimit të tregtisë së lirë, luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.
Fokusi do zhvendoset atje ku kemi interesa të drejtpërdrejta. Për të mos u zgjatur më tutje, dua ta vë theksin se ne jemi të sfiduar si shqiptarë, që kohën e re, që historia e solli në mënyrë spektakolre, ta përdorim për një zhvillim të madh dhe të balancojmë një epokë ku BE sheh drejt nesh jo vetëm për shkak të konflikteve, të shohim sëbashku nga BE për transformime rrënjësore ekonomike e shoqërore që nuk mund të presin deri në anëtarësimin në BE". - tha Rama.

ORA 16:30 META: KOALICIONI YNE ME PS, SOLID DHE AFATGJATE


Kryetari I LSI-së, Ilir Meta, që e mori fjalën në këtë takim, tha se Është një ngjarje e madhe që një takim si ky zhvillohet sot njëkohësisht edhe në Shkodër, edhe Budva. 14 vjet më parë kjo nuk mund të mendohej, por është meritë e madhe e socialistëve, veçanrisht të atyre të malit të Zi, I shndrruan marrëdhëniet gati armiqësore për shkak të së kaluarës në një model të shkëlqyer për rajonin.

Është e domosdoshme të theksohet se kur bëhet fjalë për integrimin rajona dhe integrimin e një vendi.
Duhet tju kujtoj se në kuadrin e bashkëpunimit, LSI iu përgjigj pozitivish ftesës së PS për një koalicion parazgjedhor. Bashkimi I së majtës ëhstë një aksion politik I domosdoshëm që bazhdon dëshirën e qytetarëve shqiptarë për një bashkim substancial. Zgjedhjet e 23 Qershorit janë gur prove për Shqipërinë dhe e majta ndien si detyrë kombëtare të hapë një perspektivë të re për të integruar Shqipërinë në familjen europiane.

Ky është një koalicion i natyrshëm solid dhe afatgjatë. Ndaj dua të falenderoj miqtë nga Parlamenti europian që na inkurajuan për tu bashkuan në interest ë Shqipërisë dhe dua të falenderoj edhe ata që nuk ndodhen këtu: kryetarin e PSE, Stanishev.

Edhe pse jemi vend anëtar i NATO, kemi probleme shqetësuese me standartet e zgjedhjeve dhe kjo është e papranueshme. Ne nuk do tolerojmë që Shqipëria të mbetet peng I politikës konfliktuale. Eshtë e pafalshme që Serbia dhe Kosova zgjidhin një marrëveshje, pavarësisht të kaluarës së përgjakshme, ne nuk zgjidhim dot problemin e KQZ-së. Ne kërkojmë një politikë properëndimore, që nuk përplaset me perëndimin".
  
16:15 ANETAR I PSE NGA BOSNJE HERCEGOVINA

"Ne nuk duhet të promovojmë asnjëherë urrejtjen, por vetëm pajtimin.Gjatë këtyre viteve shtrohet çështja nëse BE do duhej tëriorganizohej, por mundet që këto dyshime nuk kanë mbështetje. Pas Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë, ka rdhur koha edhe që vende të tjera të rajonit të përfshihen në BE".

16:05 PERFAQESUESI I PARTISE LABURISTE NE BRITANINE E MADHE

Një përfaqësues i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe tha: "Ne duhet të jemi përkrah sindikatave. Në disa vende është nisur një program i përbashkët, që të nxitet një dialog i përbashkët mes qeverisë dhe sindikatave për mënyrën si duhet të punojnë dhe të nxjerrin politika të mira. Ne jemi parti socialiste socialdemokrate dhe do nxisim përherë luftën kundër diskrimimit dhe kjo është arsyeja përse ne luftojmë kundër diskriminit etnik dhe mund të sjellim diçka në këtë debat, sepse në këtë rajon janë mundësitë për të ndezur flakët e intolerancës. Këto nuk janë sfida për vendet tuaja, por edhe për vendet tuaja dhe këtë ne e duam për tërë Evropën. Do doja të përmbyllja duke thënë për luftën kundër diskriminit homoseksual, që është nga më të ndjeshmit. So cialistë dhe socialdemokratë, ne I themi gjërat sepse janë të drejta, jo se japin popullaritet. Këto marshime krenarie apo parade që zhvillohen në këtë rajon përcjellin mesazhe. Ju duhet të përcillni mesazhe mbështetjeje për ta".

15:56 KRYETAR I BASHKISE SE BEOGRADIT

"Rajoni i Ballkani ka mundësi të shumta, ka mundësi të shumta nëse do të aplikojë politika të mira në favor të të gjitha vendeve tona", tha kryetari i Bashkisë së Beogradit.

ORA 15: 50 FAJON: KA ARDHUR KOHA T’I BËJMË PUNËT MË MIRË, MË NDRYSHE


Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, e ftuar në konferencë, tha:"Nëse do kishim kaq shumë njerëz në çdo takim, do t'i kishim fituar fare pa problem zgjedhjet. Më pëlqen të them gjithnjë se Shqipëria ka pjesë e Europës. Keni bërë hapa përpara. Jo vetëm për shqiptarët, por gjithë shtetet e tjera veç Kosovës, situate ka qënë fitimtare. Uroj që Shqipëria të vazhdojë kështu.

Unë jam nga Sllovenia, fare afër Shqipërisë dhe në 2001 isha student, udhëtoja në Bruksel dhe kërkoja punë. Atëherë ne s’ishim anëtarë të BE dhe ishte kënaqësi të shihja se çfarë afronte Europa. Sot I kuptoj më mirë shqetësimet e njërëzve. Sot kemi 26 milionë njerëz të papunë dhe BE-ja nuk ka qënë ndonjëhërë në një krizë të tillë. Në vendin tim në Slloveni, që ka qënë një histori suksesi, edhe ne kemi probleme, kemi njerëz që po humbin besimin, jemi në një udhëkryq të vështirë dhe kemi nevojë për politikë të mirë, për politikanë që kanë nevojë t’i dëgjojnë shqetësimet e njerëzve".

PERSHENDETJA E DERGUAR NGA PRESIDENTI I PES, STANISHEV

"Të dashur miq, të dashur shokë, më lejoni t'ju uroj mirëseardhjen në Konferencë. Për fat të keq, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari unë nuk mund të marr pjesë në këtë forum. Por ne po punojmë shumë, jemi në fushatë dhe përgjegjësia ime si Kryetar i partisë është që të mbështes aktivistët tanë, të cilët po zhvillojnë një betejë të fortë për të garantuar një qeverisje të re e progresiste për Bullgarinë në më pak se një muaj, në zgjedhjet e 12 majit. Por, më lejoni t’ju siguroj që Partia e Socialistëve Europianë, Kryesia e saj, të gjithë organet tona statutore, janë të përkushtuara ndaj zgjerimit të Bashkimit Europian dhe procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ju e dini që PSE është partia më e përkushtuar ndaj zgjerimit dhe ne e kemi provuar këtë gjatë procesit të zgjerimit, përfshirë rastet e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Do të doja të falënderoja Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë për organizimin e pjesës së parë të Konferencës të Partisë së Socialistëve Europianë për Ballkanin të këtij viti. Ne ju mbështesim fuqimisht siç e dini dhe ju urojmë një sukses të madh në zgjedhjet e qershorit. Unë besoj që bashkëpunimi dhe bashkimi i forcave progresiste të qendrës së majtë do të ofrojë një të ardhme të ndryshme për vendin tuaj dhe për perspektivën europiane të Shqipërisë.

Ju e dini që mund të mbështeteni tek të gjitha trupat e PSE në këtë proces reformimi dhe përgatitjeje për anëtarësimin në Bashkimin Europian: në Task Forcën tonë speciale për Ballkanin Perëndimor, padyshim tek Presidenca, tek grupet e punës të ministrave tanë dhe tek PSE në përgjithësi si një familje politike. Ju uroj një Konferencë shumë të frytshme, fat të mbarë të gjithëve! Gjithë të mirat dhe faleminderit!

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca

SPAK çon për gjykim në GJKKO dosjen e deputetit Plarent Ndreca