SHKODËR - Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shkodër ka vlerësuar vendosjen e “5 Heronjve të Vigut” në rrethrrotullimin e Dobracit.

Gjatë fjalës së tij në homazhet e zhvilluara pranë monumentit, Meta theksoi se “Vepra e “5 Heronjve të Vigut” shkëlqen në këtë 70-vjetor. Çdo përpjekje për t’u kapur pas figurave, e dështuar”.

Pesë heronjtë e Vigut rikthehen pranë qytetin e Shkodrës. Me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit, ky monument është hequr nga varrezat e dëshmorëve ku qëndroi për afro pesë vite mes tymit dhe mbeturinave për t'u rikthyer pranë qytetit, por jo në qendër të tij. Ai është vendosur tek rrethrrotullimi i "Dobraçit".

Në Janar të 2009 Bashkia e Shkodrës hoqi monumentin e 5 heronjve nga qendra e qytetit për ta zëvendësuar atë me një shatërvan.

meta
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)