SHKODËR - Një 27-vjeçar nga qyteti i Shkodrës ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë ndërsa po lëvizte me motoçikletë te kryqëzimi i fshatit Shtoj i Vjetër.
 
Viktima Leonard Marku duke udhëtuar me mjetin motorr tip Indiana 50 cc pa targa është përplasur nga mjet me tip Volkswagen i cili drejtohej nga Mark Sterkaj, 32 vjeç.
 
Mësohet se është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’ në ambientet e policisë dhe po kryhen te gjitha veprimet e nevojshme nga grupi hetimor.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)