Pezullohen punimet pranë lulishtes në lagjen “Manush Alimani” të qytetit të Shkodrës. Shkak është bere gjetja e disa municioneve brenda vend-strehimit në ketë lagje.
Gjate punimeve për prishjen e vend- strehimit i cili ekziston prej kohesh në ketë zonë janë gjetur fishekë dhe disa lëndë shpërthyese.

Me të konstatuar armët dhe municionet punonjësit e Bashkisë kanë pezulluar punimet dhe kanë njoftuar efektivet e policisë të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe më pas kanë njoftuar forcat xhenio për të kontrolluar të gjithë hapësirën brenda vend- strehimit.

Nga ana tjetër punonjësit e Bashkisë pasi kanë ndërprerë  punimet kanë bllokuar edhe hyrjen në ketë vend-strehim në mënyrë për të mos lejuar futjen e personave të ndryshëm brenda vend strehimit.

 Nga sa behët e ditur dyshohet se armatimi i gjetur brenda vend strehimit mund të jetë fshehur nga banorë të zonës pas vitit 1997, ndërsa pranohet edhe nga këto të fundit se është përdorur për fshehjen e armëve.

Kështu, pas problemit të prishjes së lulishtes, banorëve të kësaj lagje i shtohet një tjetër shqetësim serioz siç është ajo e pasigurisë deri në kontrollin e plotë nga forcat xhenio.  

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)