SHKODËR - Tentativa për të kaluar ilegalisht kufirin ka rezultuar e dështuar për 12 klandestinë nga Siria dhe Somalia. Ata kishin zgjedhur pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit për tu larguar, por falë një operacioni të organizuar nga shërbimet e policisë kufitare tentativa e tyre ka dështuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë Kufitare, bëhet me dije se, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit janë ndaluar 12 qytetarë nga vendeve të treta, sirianë dhe somalezë. Sipas dëshmive të dhëna pranë grupit hetimor, 12 klandestinët ishin futur në Shqipëri nga Greqia, në qytetin e Gjirokastrës. Atje kishin gjetur një transportues i cili u kishte marrë klandestinëve 3.600 euro, 300 euro për person, për ti sjellë deri në Hanin e Hotit.
Mirëpo tentativa e tyre ka rezultuar e dështuar pasi janë zbuluar nga policia kufitare. Transportimi i tyre është bërë nga shtetas shqiptar që e njohin mirë zonën dhe policia po punon për identifikimin e tyre e më pas arrestimin, që më pas të mund të çojë edhe në zbulimin e ndonjë rrjeti të organizuar kriminal të qënieve njerezore.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se shqiptaret që transportojnë klandestinët deri në veri janë të mirëorganizuar prandaj policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe prangosjen e transportuesve. Në harkun kohor të 1 jave në këtë pikë kufitare janë ndaluar 20 klandestinë kryesisht nga Siria, Somalia dhe Pakistani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com