SHKODËR - Dhjetra automjete me xhama të zinj janë bllokuar gjatë kontrolleve të lëvizshme të 3 grupeve të FNSH- së të mbërritura nga Tirana dhe policia e Shkodrës në kryqëzimet e metropolit verior.
Postblloqet e lëvizshme me efektiva të policisë speciale dhe forcave të rendit u angazhuan në bazë të një plani masash për parandalimin e krimit në prag të fushatës elektorale. Postblloqet u vendosën në kryqëzimet kryesore dhe hyrje-daljet e Shkodrës.
Zyrtarisht, policia ka pohuar se ky aksion është pjesë e një plani masash për rritjen e sigurisë publike, evidentimin dhe ndalimin e personave në kërkim apo të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Qëllimi i aksionit është kontrolli dhe parandalimi i elementëve kriminalë si dhe bllokimi i armëve dhe objekteve të paligjshme. Sipas policisë, aksioni për heqjen e xhamave të zinj po bëhët në kuadër të rritjes së sigurisë dhe qetësisë publike si dhe të parandalimit të veprimtarisë kriminale. Gjithashtu, policia ka përgatitur dhe gjoba të larta për përsonat që lëvizin me automjete me xhama të zinj.
Forca speciale të policisë dhe FNSH-ja kanë ngritur postblloqe në rrugët kryesore, në hyrjet dhe daljet e qytetit, ku kanë kryer verifikime dhe kontrolle për automjetet me targa të huaja, si dhe për persona të shpallur në kërkim apo me precedentë penalë.
Në aksion mësohet se marrin pjesë më shumë se 30 forca policie, përfshi efektivat speciale dhe ato të rrugores. Hedhja në aksion e demostrimeve të tilla policore, erdhi për të sjellë një dorë të forte policore, përkundër betejës së humbur të strukturave të policisë kriminale në lidhje me konfliktet apo lëvizjet e personave të armatosur me rrezikshmëri të lartë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com