Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv pyjor janë shfaqur papritur disa vatra zjarri gjatë mesditës së sotme. Sipërfaqet e përfshira nga flakët janë shkurre.

Për vënien nën kontrollë të flakëve kanë shkuar zjarrfikës nga Puka dhe Vau i Dejës. Vatrat e zjarrit dyshohet të jenë ndezur qëllimisht. 


Lajmi kryesor:

Një ditë pasi u fik, riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës, flakët afrohen afër një nënstacioni elektrik dhe pusi nafte! 4 vatra në të gjithë vendin (VIDEO)