SHKODER - Një autobus që vinte nga Kosova është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Kryebushatit në Shkodër.

Mjeti me targa 01 840 CM, që drejtohej nga Rexhep Berisha, 40 vjec dhe që fatmirësisht ka qënë pa pasagjere, është goditur nga mbrapa nga një fouristadë tip Kia që drejtoehej nga, Agustin Markaj, 58 vjec nga Lezha.

Drejtuesi i forusitradës ka tentuar të parakalojë autobusin, por ka humbur kontrollin e makinës tij dhe pasi ka goditur autobusin është përplasur më një tjetër mjet brenda të cilit ndodheshin 6 persona dhe më pas ka dalë nga rruga.

autobuzi

Për pasojë autobusi ka pësuar një defekt dhe është shkrumbuar i tëri nga flakët, ndërsa shoferi i mjetit transportues ka mundur të dalë në kohë.

Ndërkohë fouristrada Kia ka përfunduar në anë të rrugës, ndërsa është dashur ndërhyraja e punonjësve zjarrëfikse për të nxjerrë drejtuesin nga makina.

autobuzi
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri që përfshiu autobusin u vu nën kontroll nga zjarrëikset, të cilat erdhën me urgjencë në vendin e ngjarjes

Blutë e Shkodrës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)