SHKODER - Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethin e Shkodrës. Një 16-vjeçar me inicialet K.N është plagosur me armë zjarri, në fshatin Grudë e Re. Çdo gjë ka ndodhur pas një incidenti në mes një grupi të rinjsh, të cilët kanë debatuar njëri me tjetrin e më pas njëri prej tyre ka qëlluar mbi bashkëmoshatarin e tij.
Kanë qenë shokët e 16 vjeçarit të cilët kanë njoftuar policinë e Shkodrës. Pasi është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës 16-vjeçari për shkak të gjendjes së rëndë është nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar.
Sipas bluzave të bardha i mituri ka marrë plagë në pjesën e mushkërisë ndërsa gjendja e tij është e rëndë. Nga ana tjetër në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Efektivët e policisë kanë shoqëruar edhe shokët e adoleshentit në momentin kur ka ndodhur ngjarja, për të bërë të mundur identifikimin dhe më pas prangosjen e autorit të kësaj ngjarjeje.
Ora 20:30 Arrestohet 16-vjeçari si autor i dyshuar
Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin i ngjarjes, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 17-vjeçari K. N.. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është16-vjeçari A.Th.
Hetuesit gjetën në vendngjarje një gëzhojë arme zjarri Model 56.
Një armë e tillë u gjet në banesën e autorit të krimit, bashkë me një armë zjarri automatike (pushkë dhjetëshe) me një gëzhojë në folenë e armës si dhe 38 fishekë , të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit A. Th. dhe K. N., kanë qenë duke luajtur me armët e lartpërmendura dhe në një moment shtetasi A. Th., në mënyrë të pavullnetshme i është shkrepur arma duke plagosur shokun e tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com