SHKODER- Policia e Shtetit ka prangosur një 29 vjeçar pasi plagosi me thikë një të ri tjetër në lagjen Rus të Shkodrës.

19 vjeçari Viktor Gremusha ka mbetur i plagosur pas një debati me Nude Hassanin, me banim në Shkodër. Ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër ka goditur me thikë Gremushën duke plagosur rëndë këtë të fundit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, pranë tregut të qytetit dhe motivi i plagosjes ka qenë për shkak të një konflikti banal.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)