SHKODËR - Një 52-vjeçar nga Malësia e Madhe është qëlluar me thikë paraditen e sotme pas një konflikti të çastit. Mësohet se shtetasi me iniciale F.C banues në fshatin Gril është qëlluar me thike nga 46-vjeçari Gëzim Rrgalla, i cili është prangosur nga forcat e policisë.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga bluzat e bardha.

Policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)