SHKODER - Tregtarët e duhanit në lagjen ”Rus” kanë rënë pre e një aksioni blic që u zhvillua në bashkëpunim mes disa institucionesh. Befas, mënegjesin e sotëm rreth orës 08:00 kanë mbërritur papritur njësia anti-kontrabandë, forcat e policisë që kanë rrethuar vendin si dhe agjentët anglez të ”Crown Agents”, kompani e kontraktuar nga qeveria shqiptar për kontrollin doganor. Aksioni është zhvilluar me shpejtësi dhe duke mos i lënë mundësi tregtarëve që të manovrojnë.
Kudo qoftë në trotuare janë ushtruar kontrolle. Menjëherë ka nisur sekuestrimi i kilogramëe të parë të duhanit dhe më pas aksioni është zgjeruar. Përveç trotuareve, agjentët bashkë me njësinë anti-kontrabandë janë shpërndarë edhe pas pallateve duke kontrolluar çdo cep të mundshëm. Nga sa mësohet në total në të dy anët e rrugëve janë disa qindra kilogram duhan të cilat janë sekuestruar.
Mjetet e agjentëve janë mbushur me sasi duhani duke ia hequr nga duart tregtarëve. Pas këtij aksioni që konsistoi me sekuestrim e duhanit vetë tregtarët u shprehën tejet të revoltuar duke thënë se ky nuk është një kontroll shtetëror por përkundrazi, një grabitje, një hajni që ibëhet njerëzve të ndershëm dhe asaj shtrese që kërkon vetëm të fitojë bukën e gojës dhe të mbajë me ndershmëri familjen. Tregtarët nuk janë aspak dakord me këtë mënyrë të vepruari.
”Na kanë rënë si grethat e na kanë rrethuar, si armiqtë tonë na erdhën befas me doganë e me çfarë kanë mundur kanë ardhur. Ne kemi kaluar këtu prapa pallateve për të mos ndjenjur në trotuare por ato kontrolluan çdo vrimë miu dhe na i morën çdo gjë që patëm, e morën dhe e futën nëpër makina. Unë jam pensionist dhe e kam mjet jetese se nuk kam me çfarë të jetoj tjeter veç të dal për të lypur. Unë nuk e di çfarë t’i them këtij shteti. Thirrja ime do të ishte që populli të lihet i lirë për të punuar deri sa të krijojnë një treg, pra të na plotësojnë kushtet. Nuk kemi ku punojme as ku të hamë, jam me 6 përsona në familjen time”-thotë një prej tregtarëve.
”Mua më kanë marrë 400 mijë lekë mall, pra duhan ditën për diell pa lajmëruar pa asgjë, kjo është hajni, grabitje. Unë jam një pensionist dhe dal për të fituar kafshatën e bukës sepse punë nuk ka as për pensionista e as për të rinj. Ku të shkoj unë_apo të vras veten siç po bëjnë shumë të tjerë”-deklaron një tjetër tregtar.
”Jemi 6 përsona në familje edhe nuk kam asnjë mjet tjetër jetese. Ky duhan është e vetmja e ardhur që kam edhe këtë e mori shteti. Mbi 400 mijë lekë kanë marrë mall, mundin e njerëzve te shtëpisë. Djersën e djemve të mi që i fus në shtëpi në punë si indianët vetëm për të jetuar dhe për të ngrënë një kafshatë buke. Tani shteti të më marrë e të më fusë në burg se nuk kam ku shkoj tjetër kund. Nuk kam asnjë të ardhur tjetër në botë”-shprehet një tjetër i dëmtuar nga ky aksion i befasishëm.
Përveç kontrollit pas pallateve apo në trotuara pjesë e aksionit ka qenë edhe tregu që ndodhet në lagjen ”Rus” në rrugën ”Martin Camaj” i cili prej vitesh është kthyer në një vendgrumbullim e magazinim sendesh apo mallrash të ndryshëm mes të cilave edhe duhani i këtyre tregtarëve. Sasi të konsiderueshme janë gjetur edhe në atë treg dhe janë sekuestruar nga njësia e kontra-bandës, policia dhe ”Crown Agents”.
Për të mos mjaftuar kishte dyshime edhe për një pikë të përpunimit të duhanit në afërsi të vendit ku u zhvillua aksioni. Njësia e anti-kontrabandës bashkë me agjentët londinez dhe forcat e policisë shkuan në vendin ku dyshohin por e patën të pamundur që të zbulonin atë pikë se ku dyshohet se përpunohet duhani jo brenda kushteve dhe rregullave që kërkohen. Po ashtu agjentët kanë porositur tregtarët që mos të vijojnë të shesin më në këtë mënyrë sepse do të ketë të tjera aksione dhe sekuestrime në rast se evidentohen, gjë e cila revoltoi këta tregtarët.
Tregtarët, pjesa më e madhe e tyre kanë një gjendje sociale apo kushte ekonomike aspak të mira dhe pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona të ndryshme rurale të MbiShkodrës dhe NënShkodrës duke qenë se nuk kanë zgjidhje tjetër për të siguruar të ardhura për familjet e tyre. Në këtë mënyrë duket se ka ardhur koha që të gjejnë një mënyrë tjetër sepse duket se aktiviteti i tyre në trotuare do të jetë gjithnjë në fokus për mos t’i lejuar të tregtojnë duhanin siç ka ndodhur deri tani.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO
për kontrabandën e duhanit">