SHKODER - 694 rrënjë kanabis sativa janë sekuestruar nga forcat e policisë së Shkodrës në të ashtuquajturat "toka pa zot". Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe monitorimeve të kryera nga ajri me helikopter, nga ana e shërbimeve të policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër, është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Çoka e Kirit”, komuna Pult e Shkodrës.
Atje u gjetën 3 parcela, në të cilat ishin mbjellë 215 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë ushtruar kontroll edhe në vendin e quajtur sipër lagjes “Ndreaj”, fshati Ndreaj, ku u gjetën 6 parcela, në të cilat ishin mbjellë 479 rrënjë bimë narkotik.
Në të dyja rastet, lënda narkotike ka qënë e mbjellë në toka pa pronarë të ligjshëm, në sipërfaqe që i përkasin pyjores dhe prangosja e poseduesve ka qënë e pamundur.
Cannabis Sativa vazhdon të kultivohet ende në zona të ndryshme të Dukagjinit në toka pa pronar. Parcelat të cilat kultivohen në toka pa pronar hapen nga banorët e zonës, të cilët gjejnë edhe burimin e ujit për të vaditur këto bimë, ndërsa në momentin kur zbulohen nga forcat e policisë, parcelat braktisen nga mirëmbajtësit e tyre.
Edhe pse policia e Shkodrës është duke asgjesuar sasi te konsiderueshme të lëndëve narkotike, ky qark vijon të mbetet problematik përsa i takon kultivimit të tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com