SHKODER - Rreth 150 banore të lagjes Ahmet Haxhia të Shkodrës ose sic njihet ndryshe tek stadiumi, kanë dal në protestë në kundërshtim me propozimin për shëmbjen e shtëpive të tyre dhe ndërtimin e parkimit të stadiumit Loro Borici në Shkodrës.

Banorët kërkojnë që të rrespektohet edhe mendimi I tyre pasi në të kundërt ata do përballen me protesta më të fuqishm.

Banorët shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të stadiumit pasi është në të mirë të qytetit, por duke qenë se ka mundësi tjera pa dëmtuar shtëpitë e banimit parkimi të ndërtohet aty ku është mundësia.

Janë rreth 30 shtëpi banimi një pjesë e të cilave mbi 100 vite të vjetra, të gjithë banorët posedojnë dokumenta të rregullta, ndërsa vlera e kompensimit për meter katror është 8300 lekë për truall ndërsa për godinë 10000 që është shumë larg vlerës së tregut në Shkodër.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)