SHKODËR - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka dërguar ditën e sotme për gjykim ish-Drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në këtë qytet.
Çështja ndaj Lorenc Demës ka përfunduar në gjykatë pasi IKDKP ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal ndaj tij pasi ka refuzuar të dorëzojë deklarimin e pasurisë.
Pas këtij kallëzimi të dorëzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe të Konfliktit të Interesave të dorëzuar në muajin Korrik të këtij viti, Prokuroria ka nisur edhe hetimet, duke i finalizuar me kërkesën për gjykim ditën e sotme.
Ky rast është i treti në radhe në dy muajt e fundit që Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim persona të akuzuar për “refuzim për deklarim të interesave private”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com