Kishte muaj që nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga qiramarrësi koreano jugor, prandaj vendosi të shkonte vetë tek banesa e të trokiste në derë.
Mbrëmjen e djeshme (7 gusht 2023) 38 vjeçari është nisur drejt banesës që kishte lënë me qira në në lagjen “Naim Gjylbegu” ku ka gjetur trupin e dekompozuar të qiramarrësit 39 vjeçar të identifikuar me incialet D.K.
I shokuar 38 vjeçari ka telefonuar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes
“Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë” informoi sot policia e Shkodrës.
39 vjeçari lindur në Korenë e Jugut kishte që nga muaji shkurt 2022 që ishte banues në Shkodër.
Dyshohet se burri ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.
“Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike”
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.