SHKODER- Pronarët e banesave përreth stadiumit “Loro Borici” kanë zgjedhur sheshin përpara bashkisë së qytetit të Shkodres dhe momentin e ngritjes së flamurit, për të protestuar kundër prishjes së ndërtimeve në këtë zonë. Sipas banorëve, prishja e ndërtimeve pranë stadiumit i penalizon padrejtësisht, pasi janë 30 familje që preken nga ky aksion.
 
Banorët kanë zhvilluar debate edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka, duke i kërkuar llogari për vendimin e INUK. Banorët thonë se banesat e tyre po prishen për t’u kthyer në ambiente parkimi në funksion të stadiumit. Nga ana tjetër, Luka ka deklaruar se bashkia e Shkodrës nuk ka asnjë projekt për rikonstruksionin e stadiumit dhe nuk është në dijeni zyrtarisht të veprimeve të INUK, ndërsa kërkoi që objektet që do prishen të jenë minimale.
 
Një ditë më parë inspektorët e INUK kanë nisur verifikimin e të gjitha objekteve përreth stadiumit.
 
Sipas burimeve të INUK bëhet e ditur se janë mbi 20 objekte të cilat sipas konstatimeve të para rrezikojnë të shemben, për t’i hapur vend rikonstruksionit të “Loro Boricit”.

Duke kundërshtuar këtë aksion për prishjen e ndërtimeve të tyre, banorët thotë se do të vijojnë protestat në Shkodër, por edhe në Tiranë.
protesta shkoder me logo
protesta shkoder me logo
(Në foto: Protesta e zhvilluar sot në Shkodër) Foto të tjera
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)